Categories: LajmePolitika

Snopçe: Me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë një interviste për MCN ka theksuar se me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski për defaktorizimin, respektivisht për nxjerrjen e shqiptarēve nga roli vendimarrës në shtet. Si pasojë kryeministri është shumē nervoz. Ai ështē i vetëdishëm se kjo strategji më ka dështuar dhe kjo implikon një sjellje të çuditshme nga ana e tij, shkruan Top24

Intervista ime në lajmet në tv MCN.
Me daljen nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët e demaskoi qeverinë dhe kryeministrin Mickovski për defaktorizimin, respektivisht për nxjerrjen e shqiptarēve nga roli vendimarrës në shtet.
Si pasojë kryeministri është shumē nervoz. Ai ështē i vetëdishëm se kjo strategji më ka dështuar dhe kjo implikon një sjellje të çuditshme nga ana e tij.
Edhe brohoritjet raciste nga ana e tifozëve pasuan vetëm dy ditë pasi vet kryeministri përdori një terminologji që nxit tensione ndëretnike dhe ndërfetare nga foltorja e parlamentit. Nëse liderët nuk japin porosi të qarta dhe nëse nuk janë të kujdesshëm në fjalorin që e përdorin, atëherë edhe rinia do të ketë tendenca për imitimin e tyre.
Unë nuk besoj se prokuroria do të ndërrmer masat e duhura. Kryeministri ka qenë aty dhe thotë se nuk i ka dëgjuar brohoritjet. Edhe kjo është tendencë për relativizim. Në parlament nuk kemi vërejtur se ka problem me dëgjimin. Reagimi i tij ishte pas dy ditëve të plota dhe nuk ishte reagim vullnetar, por ai u përgjigj pyetjes së gazetarit. Ai tha janë thirje ksenofobe, që përsëri nuk është terminologji e përshtatshme sepse shqiptarët nuk janë të huaj në këtë shtet.
Kryeministri gjithnji deklaron se angazhohet për të drejtat e barabarta të të gjithëve, por me vepra e dëshmon të kundërtën.
Nē lidhje me mosreagimin e kryeministrave Rama dhe Kurti, unë mendoj se ato nuk dëshirojnë të hedhin zjarr benzinës dhe dëshirojnë të japin shanc kryeministrit Mickovski që vet të reflekton në drejtim të relaksimit të gjendjes dhe kthimit të normalitetit.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

21 minutes ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

1 hour ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

3 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

4 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

4 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

5 hours ago