Snopçe: LSDM pas nokautit zgjedhor ka gjetur strehë në nacionalizëm

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, sot gjatë Komisionit Parlamentar për punë dhe politikë sociale, rreth ligjit të Branitellave të propozuar nga LSDM, ka thënë se kur kjo parti pësoi “nokaut” në zgjedhjet e fundit parlamentare është kapur për çështje nacionale. Sipas tij, në vendet tona temat nacionale ngritin frikë dhe mund të ndikojnë në rritjen e rejtingut të partisë politike.

“Dua t’ju rikujtoj se koordinatori juaj Oliver Spasovski, në kohën e seancës së interpelancës ndaj koleges Ilire Dauti, ka dalë dhe ka thënë se në propozimin e partisë E Majta, bëhet fjalë vetëm për një tentim për përfitime politike në sferën e marrëdhënieve ndëretnike sepse ajo sferë është më e ndjeshme dhe për këtë, ai tha se si LSDM, e lëshojmë seancën dhe nuk do të marrim pjesë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se kjo është hipokrizi e pastër dhe shtoi se e duartroket qëndrimit e koordinatorit të LSDM-së, pasi sinqerisht kishte të drejtë. Por që siç tha Snopçe, qëndrimet e tilla nuk janë serioze dhe se LSDM nuk kujdeset për marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë.

admin

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

9 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

10 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

14 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

14 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

15 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

15 hours ago