Smart News

Snopçe: Koalicioni VLEN nuk shkon në qeverinë e ardhshme pa garanca për votimin e Ndryshimeve Kushtetuese!

Kandidati për deputet nga Opozita Shqiptare VLEN,në Njesinë Zgjedhore numër 6, Halil Snopçe tha se opozita shqiptare nuk do të bëhet pjesë e një qeveria e cila nuk pranon Ndryshimet Kushtetuese.

Ai përmendi dhe “marrëveshjen prej xhentëllmenëve” që kanë Arben Taravari dhe Ali Ahmeti për qeverisjen e re, si garancë që vendi të vijoi euro integrimin.

“VLEN kategorisht ka deklaruar se nuk shkojmë në qeverinë e ardhshme pa u bërë ndryshimet kushtetuese, si kusht themelor për nisjen e negociatave. Pra pavarësisht se kapitujt shqyrtohen, nisja e negociatave nis pas ndryshimeve kushtetuese. Taravari tha se kanë një marrëveshje xhentëllmenësh me Ali Ahmetin që nuk marrim pjesë në asnjë qeveri pa ndryshimet kushtetuese, ma ka thënë mua këtë dhe e besoj në këtë aspekt”, tha Snopçe.

Snopçe tha se në qeverinë e re duhet të luftohet korrupsioni, të kthehet besimi në gjykatat dhe të përmirësohet standardi jetësor.

Exit mobile version