Categories: LajmePolitika

Snopçe ironizon LD-në e Izet Mexhitit për ‘pastrimin’ nga e kaluara politike

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, në lidhje me formimin e një blloku opozitar. Snopçe ka vënë në pikëpyetje moralin politik të ish-funksionarëve të BDI-së, të cilët sot, sipas tij, sillen sikur nuk kanë qenë kurrë pjesë e strukturave që kanë prodhuar korrupsion dhe keqqeverisje.

“Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, në mënyrë të pashmangshme lind një pyetje për të cilën duhet kërkuar ndihmë nga vet ata: Te cili hoxhë e kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga ‘djalli’ – pra, nga korrupsioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve – që sot vet ata e quajnë BDI?”, shkruan Snopçe.

Ai shtoi se përfaqësuesit e kësaj partie flasin sikur janë shfaqur në skenën politike vetëm ditën që kanë dalë nga BDI-ja, duke mohuar përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet e së kaluarës.

“Sot ata flasin sikur të kenë ardhur në këtë botë atë ditë kur kanë dalë nga BDI-ja. Rrjedhimisht, sipas tyre, gjithçka që është bërë keq në kohën e BDI-së paskan bërë të tjerët. Ata na paskan qenë të pastër. Secili do e kishte lakmi këtë ‘katarsis’ që paska ndodhur me këtë parti,” përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale deputeti i ASh-së.

Postimi i plotë:

Kur i shoh reagimet e njerëzve nga LD-ja e Izetit në lidhje me koalicionin opozitar, në mënyrë të pashmangshme lind një pyetje për të cilën duhet kërkuar ndihmë nga vet ato.
Pyetja është te cili hoxhë e kanë bërë ekzorcizmin që aq mirë qenkan pastruar nga “djalli” (pra, korupcioni, zhvatja, nepotizmi dhe uzurpimi i institucioneve) që sot vet ato e quajnë BDI.
Sot ato flasin sikur të kenë ardhur në këtë botë atë ditë kur kanë dalë nga BDI-ja. Rrjedhimisht, sipas tyre gjithçka që është bërë keq në kohën e BDI-së paskan bërë të tjerë, ato na paskan qenë të pastër.
Secili do e kishte pasur lakmi këtë katarsis që paska ndodhur me këtë parti.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

13 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

14 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

16 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

17 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

17 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

17 hours ago