Smart News

Snopçe: Gjykata Kushtetuese na ndau në shqiptarë dhe maqedonas, nuk është në rregull kjo! S’duhet ta lejojmë

Deputeti i ASh Taravari, Halil Snopçe nga foltorja e Kuvendit ka dalë me kritika për Gjykatën Kushtetuese.

Thotë se faktet janë se ajo ka bërë ndarjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërkaq ka bërë thirrje që të mos lejohet kjo.

Sipas tij, moskonstatimi i fakteve, mund të jetë fatale për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Fundja, ne jemi politikanë dhe politika është një ekzistencë që i nxjerr në shesh të vërtetat. Pra, qëllimi është t’i nxjerrim në shesh të vërtetat. Normalisht, ka njerëz që nuk i shohin, sikurse ata që votuan parëz… Pra, ka një fjalë që e përdor Kafka në “Kështjellën” e tij të papërfunduar që thotë se njeriu që i ka sytë e fashitur, nuk mund të sheh përtej fashës sado që mundohemi t’i bindim të shohin. Normalisht, ne nuk mund t’i bindim, por ne mund t’i konstatojmë faktet. Nëse nuk konstatojmë se një shtëpie i janë prishur tullat, atëherë do të shembet shtëpia. Ashtu mund të ndodh edhe me Gjykatën Kushtetuese. Nëse ne nuk i konstatojmë faktet, do të vijë një ditë që në mënyrë fatalistet do t’i konstatojmë faktet. Ku e kemi punën hej? Fatalitet për shtetin mund të jetë! Mos të harrojmë se Gjykata Kushtetuese është ajo që na ka ndarë në dy tabore: shqiptarë dhe maqedonas. Nuk është në rregull kjo! Nuk duhet ta lejojmë këtë gjë!”, deklaron Snopçe.

Exit mobile version