Smart News

Snopçe: Gjatë kësaj qeverisje komunat shqiptare u mbështeten nga Qeveria si asnjëherë më parë

 

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, u shpreh se me katër lider është fakt i pamohueshëm se nuk funksionon shkëlqyeshëm. Ai shtoi se edhe pse duhej të bëhej një parti politike, kjo nuk u bë.

“Për herë të parë komunat shqiptare morën një ndihmë të konsiderueshme për realizimin e projekteve infrastrukturore që është breng e qytetarëve shqiptarë. Pasi asnjëherë nuk ka pasur një përkrahje të tillë aq të madhe. Nga 100 milion euro, gati 30 milion euro u ndanë për komunat shqiptare. Tani ka filluar realizimi i atyre projekteve i cili është interesi primar i qytetarëve”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi se edhe me miratimin e specializantëve, është një nga vendimet më të mëdha në vend dhe është në interes të përmirësimit të shërbimeve dhe kushteve më të mira shëndetësore.

Exit mobile version