Snopçe: E vërteta e BDI-së është Ferrari luksoz i Mijallkovit

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit tha se në interpelancën ndaj Mexhitit votuan vetëm 3 deputetë pro, ndërsa koalicioni që e ka parashtruar atë interpelancë ka 18 deputetë. Sipas tij kjo është hipokrizi e llojit të vet, dhe doli se e gjithë kjo të jetë një farsë.

“Nuk ka pas interpelancë dhe votojnë vetëm 3 vota pro, ndërsa koalicioni që e shtrojnë interpelancën ka 18 deputetë, imagjinoni ku është hipokrizia. Kishim të drejtë që thamë se bëhet fjalë për farsë. Shifni, normalisht se kjo qeveri është në pushtet 6 muaj dhe normalisht se bëhet diçka. Kjo qeveri po merr masa për funksionalitetin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe prandaj kemi këto iniciativa që u përmendën nga parafolësit. Nuk duhet të jesh ekspert si Frojdi për të njohur karakterin e të tjerëve, ai njihet nga praktikat se si janë ndeshur me vështirësitë. Nëse gjatë praktikës nuk ke qëndruar besnik përball vështirësive atëherë ky është karakter i dobët. Të korruptuarit janë të gatshëm të shesin gjithçka kombëtarë për të mbrojtur vetveten. Po tentoni të paraqitni si imazhe fantastike apo të çuditshme që lidhen me veprimtarinë tonë, por kjo është surealizëm. BDI partia e Agim Nuhiut, ministër i MPB-së gjatë ngjarjeve të 27 prillit, dhe plot rasteve tjera tragjike, kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit tonë të MPB-së. Për herë të parë ka paraburgim për personat që përdhosën flamurin shqiptarë. BDI që i dha pasaportë Onishqenkon kur zëvendësministër ishte Nazim Bushi. Partia që dha mbi 200 pasaporta të kriminelëve që e rrezikoi sigurinë e qytetarëve tonë. Mos të flasim për Besa Transin, kur zëvendësministri juaj ka lejuar kalimin e kufirit pa licencë. Askush nuk ju beson këtyre politikanëve të korruptuar. As për gjuhë, as për vatan. Nuk ndërtuar asnjë spital, teatër, stadium, pra me zero investime kapitale. Me 28 nëntor të vitit që lamë pas festa u festua si asnjëherë në historinë e vendit. U festua në shkolla në sheshe e gjithandej. E vërteta juaj është mercedesi luksoz që u largua Grubi dhe Ferrari luksoz që po shetitet Mijallkovi në Monako”, ka deklaruar deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe.

Admin01

Recent Posts

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas…

2 hours ago

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin…

3 hours ago

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës…

3 hours ago

Osmani: Çairi nuk do të jetë më parcelë private e askujt

Kandidati i AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur sot zotimet e tij…

3 hours ago

Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë

Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,…

4 hours ago

Ramadani: Pezullimi i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA na dhemb edhe neve në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas pezullimit të Dialogut Strategjik mes…

6 hours ago