Smart News

Snopçe: Deputetët e Selës mbështetën ligjin e Artan Grubit për lojërat e fatit! (Video)

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Halil Snopçe, në një prononcim për gazetën LAJM, e ka quajtur dyftyrësi, vendimin e deputetëve të Selës, brenda Frontit Evropian, të cilët një ditë më parë njoftuan se do të propozojnë Ligj për lojërat e fatit.

Snopçe kujtoi ish-bashkëpartiakët e tij, se kishin hequr dorë nga ligji të cilin tani e propozojnë, pasi mbështetën një ligj të propozuar nga Artan Grubi, në mandatin e kaluar.

“Ish bashkëpartiakët tanë, në momentin kur e përkrahën ligjin e BDI-së ose i ashtuquajtur i Artan Grubit, siç njihej në publik, atëherë i bie që ata kanë hequr dorë prej ligjit të propozuar. Ti s’mund të qëndrosh prapa këtij ligji të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe të përkrahësh me votë ligjin e Artan Grubit, i cili fatmirësisht nuk kaloi sepse nuk e firmosi ish presidenti Pendarovski, pastaj nuk kishte numrin e mjaftueshëm të votave. Kjo është dyftyrësi”, tha Snopçe për gazetën LAJM.

Snopçe: Deputetët e Selës mbështetën ligjin e Artan Grubit për lojërat e fatit‼️

Exit mobile version