Snopçe: As ikja e Gruevskit, as ikja e Mijallkovit nuk mund të ndodhte pa logjistikën e MPB-së

e postuar më at 08:59
84 0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë interpelancës për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka deklaruar se ikja e Mijallkovit, dhënia e pasaportave dhe shtetësive personave të kërkuar nga interpoli, falsifikimi i lejeve të vozitjes, 20 mijë personat që kanë nga dy numra amë, janë vetëm disa nga arsyet, për të cilat ministri Spasovski duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai tha se MPB nuk punon në interes publik siç është në kushtetutë, por është vënë në shërbim të mafias.

“Hulumtimet tregojnë se mbi 60 për qind e qytetarëve nuk kanë besim në MPB dhe kjo është para se të del afera e pasaportave dhe numrave amë, që donë të thotë se tash besueshmëria është edhe më e dobët”, tha Snopçe.

Ai shtoi se në shtet ka pasur dy ikje spektakolare pa dallim se tani Mijallkov është në burg.

“Normal askush nuk beson se kjo do të mund të ndoshta pa përkrahje logjistike prej MPB-së, Ne i dimë deklaratat e ministrit, ai do të gjejë mënyrë dhe do t’i amnistojë. Por, në mes fjalëve të tij dhe perceptimit të qytetarëve ekziston dallim i madh, gjegjësisht askush nuk beson se ikja ka ndodhur pa logjistikën e MPB-së”, ka deklaruar Snopçe.

nga kategoria