Deputeti i Aleancës për Shqiptarër, Halil Snopçe në intervistën e tij për Top Channel tha se partia e tij ka kontribut të jashtëzakonshëm për themelimin e opozitës shiptare.
“Deri sa ishim pjesë e opozitës dhe kritikues të jashtëzaknshëm të kësaj Qeverie, me të gjitha ato skandale dhe fenomene që ndodhin në Qeveri, në asnjë farë mënyrë nuk arritëm t’i bashkonim këto parti opozitare. Në vitin 2020 ishte e pamundshme të ulen Bilall Kasami dhe Afrim Gashi në një tryezë dhe si pasojë e kësaj, Bilall Kasami vendosi të hyjë në koalicion me partinë maqedonase LSDM dhe të mos i bashkangjitet opozitës shqiptare”, deklaroi Snopçe.
Snopçe po ashtu theksoi se Izet Mexhiti ka qenë pjesë e pushtetit dhe funksinar i lartë deri sa Aleanca për Shqiptarët ka qenë pjesë e opozitës.
“Ai ka qenë funksionar i lartë, nënkryetar i BDI-së, kryetar komune për dy mandate, bile bile ka qenë edhe kryetar i shtabit zgjedhur karshi opozitës shqiptare. Afrim Gashi e shkeli edhe nënshkrimin e dhënë në koalicionin me Aleancën për Shqiptarët që do të vazhdojnë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Snopçe.
Sipas tij, kur ka qenë ASH-ja në opozitë, këto parti i kanë dhënë vazhdimisht përkrahje BDI-së duke ia votuar programet për 20 vjet, madje edhe programin e kësaj Qeverie i kanë votuar këto parti. Ndersa, ne momentin qe Ash-ja hyri ne qeveri keto u bashkuan. Sipas nje sologjizmi logjik, i bie qe per keto nuk qenka problem BDIja por problemi i tyre na qenka ASH-ja