Ranë diktatorët e vegjel, që me popullin bejnë të fortin, para “shefit” janë rober

e postuar më at 11/03/2021
84 0

Kanibalizmi politiko-folklorik në retorikën e kandidatëve për ta marrë pushtetin në Kosovë, ishte tregues i mirë i paradigmave mbi të cilat do të ndërtohet regjimi i ardhshëm atje. Diktatorët e vegjël, të uritur për pushtet, e që nga ana tjetër i sheh në pozitën e robit para të fuqishmit, nuk rreshtin së nënçmuari potencialin intelektual, rininë kosovare dhe konceptin e sundimit, biles çonin gisht e betoheshin që asnjëherë potenciali intelektual i shqiptarëve kosovar nuk duhet të jetë në pushtet.

Kjo nuk ishte paranojë folklorike, por çartje e egoizmit dhe nënshtrim patologjik, mungesë guximi për vizion ndërtimi të një shteti të zhvilluar ekonomikisht dhe sovran dhe mazohizëm i llojit të vet kur shet lirë interesat kombtare. Kosova mund të ndërtohet në urë ekonomike e Ballkanit Perendimor dhe atij Lindor, jo vetëm si vendkalim, por me vizion te qartë për kushtëzim reciprociteti e proporcionaliteti në bashkëveprim ekonomik.Kjo i mungonte Kosoves në Amerikë, marrëveshje e dyanshme e vërtetë dhe jo pranim i kushtëzimeve të njëanshme . / Jeton Xhemaili

J X

nga kategoria