Categories: LajmePolitika

“Smart Parking” është zgjidhja e Osmanit për problemin më të mprehtë të Çairit

Çairi ndodhet para pikës së kolapsit, paralajmëroi kandidati për kryetar komune Bujar Osmani, duke prezantuar strategjinë e tij revolucionare “Smart Parking” ose “Parkim i Mençur”. Ai theksoi se pikërisht problemi i parkimit është arsyeja kryesore e kaosit, konflikteve dhe mundimeve të përditshme të qytetarëve. “Parkimi është problemi numër një për qytetarët. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen nga Çairi. Unë nuk frikësohem nga sfidat e mëdha, këtë problem do ta zgjidhim me plan, investime dhe në bashkëpunim me qytetarët,” deklaroi Osmani.

Strategjia parashikon tre etapa të qarta: zgjidhje afatshkurtra për pikat më kritike, investime afatmesme në garazhe të reja nëntokësore me mbi 2.500 vende parkimi, si dhe një vizion afatgjatë për urbanizim të plotë të lagjeve përmes planit “Çair 2040”.

“Do të ndërtojmë 1000 vende parkimi në ‘Xhon Kenedi’, 500 në Çairin e Vjetër, parkingje nëntokësore në ‘Metodija Mitevski’, Sahat Kullë, ‘Liria’ dhe ‘Skënderbeu’. Kjo nuk është një premtim në letër, por projekte konkrete me dinamikë të qartë.” Osmani theksoi se çdo lagje në Çair do të ketë vendparkimet e veta, ekskluzivisht për banorët e asaj zone. Zgjidhjet do të projektohen me kujdes në mënyrë që të mos dëmtohet gjelbërimi dhe hapësirat publike ekzistuese. “Qëllimi ynë është parkim funksional pa shkatërruar hapësirat e gjelbra dhe hapësirat publike. Parkimi duhet të sjellë rregull, jo kaos”.

Në një periudhë të shkurtër, Osmani paralajmëroi një ndërmarrje të re komunale për parkimin dhe zgjidhje inovative përmes blerjes ose partneriteteve publike-private, me synim që çdo lagje të ketë zonat e veta të parkimit.

“Sot Çairi është shndërruar në një komunë të makinave, pa trotuar të lirë, me cilësi të dëmtuar të jetës. Nëse nuk reagojmë, na kanoset një kolaps i plotë i funksioneve themelore. Por unë them, këtë do ta ndryshojmë!”, theksoi Osmani. Ai potencoi se strategjia për parkim të mençur është vetëm pjesë e një vizioni më të madh: një komunë moderne, urbane dhe e rregulluar, ku qytetarët do të jetojnë me dinjitet, ndërsa hapësirat publike, gjelbërimi dhe rregulli do të jenë prioritet.

“Do ta rikthejmë rregullin dhe do t’i japim një pamje të re Çairit. Kjo është përkushtimi im dhe obligimi im para çdo banori të komunës sonë”.

Admin01

Recent Posts

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

6 hours ago

Mbi 1000 gra të AKI-së në Gostivarit vendosin ritmin e fushatës – Valboni dhe Valdeti me mbështetje të hekurt

Rreth 1000 gra nga Gostivari iu bashkuan sonte Besëlidhjes së koalicionit shqiptar Aleanca Kombëtare për…

6 hours ago

Isen Shabani nga Gradeci: Bashkë do të sjellim rezultate konkrete

Sonte u zhvillua hapja e shtabit të kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit, Isen Shabani…

6 hours ago

Ahmeti nga Tetova: Shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur…

6 hours ago

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka…

6 hours ago

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas…

6 hours ago