Skuadra e Romës është futur në garë për Icardin

64 0

Skuadra e Romës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili është pjesë e Paris Saint-Germainit. Te Roma, po e shohin Icardin si përforcim të duhur për sezonin e ri, dhe zëvendësim për Edin Xhekon, i cili pritet të largohet këtë verë.

Roma po kërkon huazimin e Icardit me detyrim të blerjes së tij dhe se shpejti pritet të bëjë ofertë zyrtare. Icardi ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2024 por është i gatshëm të kthehet në Itali për ofertën e duhur.

Sulmuesi 28-vjeçar këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 19 paraqitje për ekipin francez. Ai te PSG-ja, u transferua në vitin 2019 kurse karrierë ka bërë edhe te Interi e Sampdoria.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria