Skender Rexhepi e quan “BESËN” “Partia Dvizhenje”

e postuar më at 22:13
184 0

Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të opozitës shqipëtare ASh-AAA, Skender Rexhepi, koalicioni i tyre ka kompaktësi dhe nuk ka asnjë mundësi që dikush nga ata ti bashkangjitet shumicës ose Lëvizje BESA që ai e quajti partia “Dvizhenje” në emisionin “Politica” në Tv Globi.

“Deputetët shqiptarë të opozitës me mbi 82 mijë vota të pastra shqiptare nuk janë një shitje. Ua garantojë se kemi kompkatësi të madhe dhe nuk mund të ndodh përçarje. Ajo që thotë partia “Dvizhenje” aspak s’ka të bëjë me të vërtetën”, deklaroi deputeti nga radhët e opozitës shqiptare nga koalicioni ASH-AAA, Skender Rexhepi.

Kohë më parë kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami në emisionin “Politica” kishte thënë për herë të parë se “më së paku dy deputetë nga opozita shqiptare do t’ju bashkangjitene atyre”.

nga kategoria