Smart News

“S’kemi respekt për BDI-në, kauza juaj është Soravia”! Fetai i ASH-së i përgjigjet Arbër Ademit!

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, i cili sot tha se raportet me ASH-në janë korrekte edhe në Qeveri edhe në parlament dhe se mes dy partive ka respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë”, u shpreh Ademi.

Por, Fetai tha se ASH-ja nuk ka hyrë në partneritet me BDI-në por ka marrë përgjegjësinë që i takon si subjekt.

“Tregoni Arbër Ademit dhe këtyre të BDI-së që për ta, nuk kemi as respekt e as mirëkuptim. ASH nuk ka hyrë në partneritet me BDI-në por ka marrë përgjegjësinë që i takon si subjekt pa të cilin nuk bëhet asgjë, për t’i dhënë perspektivë rinisë sonë dhe shtetit, që mos të përsëritet skenari i Bukureshtit i regjimit Gruevski-Ahmeti. Kauza e BDI-së është Soravia. Kauza e ASH-së ngelet dërgimi i BDI-së në opozitë dhe interesi i shqiptarëve”, ka shkruar Fetai në Facebook.

Exit mobile version