Smart News

Skandaloze/TV Klan Maqedoni nxjerr një foto të një makine private duke shkruar se Taravari takim në selinë e VMRO-DPMNE, kjo makinë është e një pronari nga Mavrova

Në orët e mbrëmjes një lajm por edhe email i shpërndarë nga Klan Maqedoni thoshte se sipas burimeve të tyre gjatë orëve të mbrëmjes në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup, është realizuar një takim midis kreut të ASH-së, Arben Taravari dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Ky televizion kishte nxjerrë edhe një foto duke thënë se kanë siguruar edhe fotografinë e veturës së Taravarit në garazhin e selisë së VMRO-DPMNE-së.

Por gazetari Furkan Saliu pas një hulumtimi ka shkruar se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm dhe se makina është e një personi tjetër gjegjësisht nga Mavrova.

“#FakeNews i rëndë. Gabim i rëndë i një televizioni nacional. Pronari i kësaj veture private identiteti i të cilit është i njohur për ne, adresën e vendbanimit nuk e ka as në qytetin e Gostivarit. Kjo grrdi parazgjedhore mirë është të ndalet para se te bëhet vonë.

Ps. Personi është zyrtar i VMRO DPMNE-së në Mavrovë dhe Rostushë”, ka shkruar Saliu.(INA)

Exit mobile version