Skandali i plagjiateve, heshtje në Universitetin e Tetovës

88 0

Universiteti i Tetovës nuk i komenton punimet e vjedhura shkencore të shtatë profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë, për të cilat opinioni u njoftua nga revista “Veritas”. Të kontaktuar nga ALSAT, drejtuesit e UT-së nuk deshën të prononcohen para kamerës. Por ky institucion në një reagim me shkrim nuk u morr fare me punimet plagjiaturë, por me revistën “Veritas”, duke theksuar se bëhet fjalë për tentime dashakeqe për ta njollosur UT-në, nga revistë pa adresë, me botues anonim dhe agjenda të dyshimta.

Edhe pse nuk është në detyrën e institucionit tonë që t’i komentojmë “zbulimet” e “revistave” me autorë anonim, e njoftojmë opinionin publik se veprimtaria arsimore, hulumtues, e shkencore e njësive akademike në Universitetin e Tetovës, zhvillohet në përputhje dhe respekt të plotë të kritereve shkencore. Avancimet akademike, mbrojtja dhe publikimi i punimeve shkencore u nënshtrohen mekanizmave filtrues, që e verifikojnë apo e s’kualifikojnë një kontribut të caktuar hulumtues”-thonë nga Universiteti i Tetovës.

Nga ana tjetër Inspektorati i Arsimit konfirmoi për Alsat se të hënën do ta fillojë inspektimin në UT, pas ankesës që i dorëzoi ish dekani, Haxhirexha. Mbikëqyrësi i sektorit të arsimit të lartë, Afrim Saliu tha se për skandalin u informua nga mediat, në vend se të informoheshin në kohë nga personat që kanë pasur njohuri.

Kemi një ankesë zyrtare, është verifikuar me datën e sotshme. Kemi ngritur procedurë për inspektim të jashtëzakonshëm në këtë institucion të lartë arsimor dhe javës qe vjen besojmë se do të realizohet ky inspektim. Me keqardhje e them se personat zyrtarët që kanë qenë deri tani atje, poqë se kanë pasur një informatë të tillë, është dashur të na informojnë që ne pastaj të dalim në terren që t’i verifikojmë ato të dhëna dhe të marrim masa për tejkalimin e asaj situate dhe për ta penguar vazhdimin e kësaj gjendjeje”-theksoi Afrim Saliu, Inspektorati i Arsimit .

Saliu thotë se në vazhdimësi kanë konstatuar probleme serioze në UT dhe në shumë universitete të tjera, për çka është informuar Ministri i Arsimit dhe Qeveria. Ndërkohë Unioni Studentor Shqiptar thotë se profesorët që bëjnë plagjiaturë, nuk e kanë respektin e studentëve.

Nuk e kuptoj cila ka qenë fytyra, morali ose nderi si një profesor me plagjiaturë dhe një profesor që nuk e meriton fatkeqësisht titullin profesor. Nuk e di se si kanë mundur të dalin para studentëve dhe ata të flasin sidomos për një degë si Mjekësia dhe të flasin në emër të Mjekësisë. Unë nuk e di se sa human janë ata vetë përderisa e kanë shkatërruar sistemin arsimor. Nuk e di si presim që ta ndërtojnë shëndetin e një njeriu”-tha Nermine Hamidi, Unioni Studentor Shqiptar.

Sipas revistës “Veritas”, profesorët Nexhbedin Beadini, Sheqibe Beadini, Albulena Beadini, Emira Bexheti, Mirlind Bexheti, Destan Halidi dhe Ekrem Ismani e që po ashtu janë në lidhje farefisnore mes tyre, kanë kryer plagjiaturë me punimet e tyre shkencore.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria