Categories: LajmePolitika

Skandal: Zbulohet borxhi real i Komunës së Tetovës në krye me Bilall Kasamin – arrin në 31 milionë euro!

Kandidati i Aleancës shqiptare për Integrim në Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një takim me strukturat partiake në Reçicë të Vogël, ku dha një mesazh të fuqishëm për ndryshimin që pritet të ndodhë në Tetovë.

Rexhepi u shpreh edhe për borxhin real të komunës së Tetovës duke zbuluar një skandal të pa parë deri tani. Sipas Rexhepit borxhi real është 31 milionë euro.Në fjalën e tij, Rexhepi theksoi gjithashtu rëndësinë historike dhe politike të Reçicës së Vogël, duke e cilësuar atë si “pikënisje e proceseve të rëndësishme për Tetovën”. Ai tha se energjia e ndryshimit që ka nisur nga ky vend është sot më e fuqishme se kurrë më parë.“Qyteti ynë nuk mund të durojë më keqmenaxhimin dhe përbuzjen ndaj tetovarëve,” u shpreh ai para të pranishmëve.

Rexhepi shtoi se Reçica e Vogël po i jep zë një fryme të re politike, që ka për synim t’i japë fund status quo-së dhe të sjellë zhvillim e dinjitet për Tetovën dhe qytetarët e saj.

“Tetovën e duam shumë për ta lënë peng të njerëzve të vegjël me ambicie të ‘mëdha’,” deklaroi ai, duke lëshuar një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë.Takimi në Reçicë të Vogël konsiderohet si një nga sinjalet e para të fushatës intensive që pritet të zhvillohet në muajt në vijim, ndërsa anketat e fundit thonë se Bajram Rexhepi është shumë para Bilall Kasamit./ts/

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

6 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

10 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

11 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago