Skandal në Bogovinë: Sulmohen futbollistët e KF Gostivarit
Skuadra e KF Gostivari nuk arriti të shënojë fitore në lojën kundër skuadrës Drita në Bogovinë (2-2), dhe pas ndeshjes ka pasur edhe skena jo të këndshme, pasi që janë sulmuar lojtarë të skuadrës mysafire.
Civilë të cilët kanë qëndruar për skaj fushës së futbollit i kanë sulmuar lojtarët e KF Gostivarit, por cak i sulmuesve ka qenë edhe referi Marjan Eckoski. Me lëndime më të rënda nga futbollistët e Gostivarit ka mbetur kapiteni Hakan Limani, ndërsa rasti është denoncuar në stacion policor.