Categories: Politika

S’ka më shqip, vetëm makedonski!

Shkruan Medai Shaholli

Ky është mesazhi i despotit Micko që ka lëshuar këto ditë si urdhër nëpër institucionet shtetërore jo vetëm për vredistët, por për të gjithë shqiptarët në mbarë vendin se tani e tutje nuk mund të flasin shqip pa u prononcuar më parë në maqedonisht.

Kësisoj, despoti Micko po vendos rregulla të reja në komunikim publik për vasalët e tij vredistë dhe jo vetëm se shqipja nuk do të përdoret para sllavishtes së tij.
Ndërsa kollovarët vredistë në Pallatin e Bardhë, nuk kanë reaguar akoma për rregullat e reja që ka vendosur shefi i tyre Micko në përvjetorin e parë të qeverisjes despotike, ndaj shqiptarëve por edhe ndaj vasalëve të tij në qeverinë e koalicionit.

Kështu, premieri Micko, pasi paralajmëroi shqiptarët se “do t’i kapte për veshi një nga një” të gjithë ata shqiptarë që shkelin ligjin, së fundmi i është vërvitur gjuhës shqipe dhe të gjithë atyre që e përdorin atë para maqedonoshtes siç ishte rasti me Arsim Idrizin, drejtorin e Inspektoriatit të Gjuhëve, (Inspektoriati i Gjuhëve të pakicave ku maqedinishtja e Mickos nuk bën pjesë ne këtë grup) kur e kërcënoi hapur se, “nëse gabon sërish dhe nuk flet maqedonisht do shkarkohet”!

Kjo është gjuha e autoritarizmit dhe e shovinizmit që po përdor kryekomiti Micko, ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj shqiptarëve duke na trajtuar si nomadë të 20%, pa gjuhë dhe pa identitet, ndërsa nga ana tjetër ankohet dhe qurravitet para ndërkombëtarëve për mohimin e gjuhës së tij nga Bullgaria, sesi ajo nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedon, këtë të drejtë që ai, ia mohon shqiptarëve!

Sipas logjikës së shpifur të kryekomitit Micko, shqiptarët nuk duhet të komunikojnë më në shqip në publik me njëri-tjetrin, por duhet të shprehen si ata shqiptarët e Manastirit në “Shirok Sokak”, që nuk guxojnë të flasin shqip me zë të ngritur, duke u përshëndetur vetëm ne sllavisht me shprehjen : “Kaj si be mëçko, hajde da pieme kafe”!

Ky ishte pra ndryshimi që na sollën qullashët e VREDI-t, ku me shumë pompozitet na proklamuan ndryshimin e madh që do të vinte për shqiptarët, se ndryshimet kushtetuese dhe 20% do të fshihej brenda 6 muajve të qeverisjes së tyre, por përkundrazi, ndryshimet nuk duken asgjëkundi edhe pas 1 viti dhe se 20% qëndron si shpatë e Demokleut mbi kokat e shqiptarëve!

Për më tepër, tani e tutje zyrtarët shqiptarë dhe jo vetëm, nëpër institucione dhe në publik duhet komunikojnë njëherë në maqedonisht pastaj nëse mundet edhe ne shqip!

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

6 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

7 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

10 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

11 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

11 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

12 hours ago