Sipas Grubit kompanitë vetë e kanë fajin për faturat e larta

e postuar më at 21:49
41 0

 

Mbyllja e kompanive për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike, sipas zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, fajin e kanë vetë bizneset.

I pyetur sonte në “ClickPlus” për këtë fenomen, Gurbi tha se kompanitë do të duhet të ishin të afta dhe të kujdesshme se nga ku furnizohen me energji elektrike.

“Kanë zgjedhur furnizues përfundimtar pa pasur kujdes se prej ku furnizohen në tregun e lirë”, tha mse tjerash Grubi.

Kompanitë nuk mund të mbajnë më barrën e faturave të larta të energjisë elektrike, sipas Odës së Tregtisë. Ata pastaj që nga dhjetori i vitit të kaluar u kanë bërë apel autoriteteve që të ndërmarrin masa, pasi faturat e energjisë elektrike janë rritur disa herë, por përgjigje konkrete nuk ka ende nga Qeveria.

Kjo e fundit tha vetëm para disa ditësh se do të ndihmojë disa kompani dhe amvisëri me pakon e re të krizës e cila duhet të prezentohet në fllim të muajit të ardhshëm.

Pastaj nga Oda thonë se kompanitë janë të gatshme të investojnë në fotovoltaikë, por hasin në pengesa për shkak të procedurave burokratike për të kryer këtë investim.

Për shkak të pasigurisë në të cilën ndodhen kompanitë, ndihma nga shteti është një skenar i pashmangshëm, që investimet të mos ndalen dhe punëtorët të largohen nga puna.

Por, përgjigja e sontme nga zv.kryeministri Grubi le të kuptohet se kompanitë i pret një skenarë i errët.

J X

nga kategoria

pg slot