Simovski: Regjistrimi mund të shtyhet vetëm me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

e postuar më at 12:10
95 0

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski thotë se regjistri i popullsisë do të shtyhej nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandon se nuk është sigurtë të realizohet.

“Të vetmit që mund të propozojnë shtyerje të regjistrimit për shkak të gjendjes me Covid-19 janv Komisioni për Sëmundje Ngjitës, nëse vlerësojnë se gjendja është e tillë që procesi nuk mund të vazhdohet. Ata duhet të dërgojnë rekomandim deri te Qeveria që të sillet vendim për shtyerje të regjistrimit.”, u shpreh Simovski.

Ai shtoi se shtyerja është një procedurë dhe nëse ndodh kjo duhet të votohet ndryshim ligji dhe nëse KSN sjell rekomandim të tillë ESHS do ta respektojë atë plotësisht pasi që ESHS nuk ka autorizim të ndërhyjë në çështjet shëndetësore./SmartNews/

nga kategoria