Ministri Azir Aliu sot ka realizuar takim me kreret e sigurise ne shtet, ky takim ne fokus ka pasur harmonizimin e proceseve sipas regullave te Bashkimit Evropian.
”
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe unë si ministër, sot zhvilluam seancën e dytë të Këshillit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në të cilen morrën pjesë kolegët tanë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Mbrojtjes.
Tema kryesore në seancen e sotme ishte harmonizimi i proceseve të sigurisë kibernetike në përputhje me standardet e Unionit Evropian dhe NATO-s, hartimi i projektligjit për sigurinë kibernetike dhe aktivitetet e mëtutjeshme në harmonizim me direktivat NIS2 të BE-së.
Si rezultat i procesit dhe pas ndryshimeve ligjore, do të krijohet një Agjenci e posaçme për digjitalizimin, e cila do të jetë në shërbim të këtij procesi kyç për shoqërinë tonë, ku për synim do të ketë përmirësimin dhe funksionimin e përgjithshëm të institucioneve publike.”-shkruan Aliu ne Facebook