Si po i gënjen Ali Ahmeti shqiptarët për vota!Taravari nuk  bën premtime për vota:Shërbim më i mirë për qytetarët (Video)

e postuar më at 15:11
41 0

Ali Ahmeti nuk mbajti asnjë nga premtimet me të cilat erdhi në pushtet për një arsye të vetme: sepse pushtetin e tij nuk e ka lidhur me premtimet e qytetarit por me korrupsionin. Para 11 viteve premtoi kanalizimin në fshatin Çegran mirpo edhe në grahmat e fundit të pushtetit të tij kanë mbetur vetëm fjalët boshe.

Komuna e Gostivarit në krye me Arben Taravari po punon intensivisht nëpër rrugët e qytetit dhe jo vetëm duke iu përgjigjur çdo kërkese të qytetarëve.

Në këto tre vite, Komuna e Gostivarit ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të qytetit dhe fshatra duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga premtimet boshe dhe mosvënia dorë prej vitesh. Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem.Tani fshati Çegran është me rrjet të ri kanalizimi.
Arben Taravari nuk i bën premtimet për vota, por i realizon sepse për kreun e Gostivarit prioritet janë qytetarët e tij.

T F

nga kategoria