Si dallojnë pilulat e Pfizer dhe Merck kundër COVID-19?

e postuar më at 08:58
27 0

Kompanitë Pfizer dhe Merck kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë.

Të dyja ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus.

Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt?

Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende.

Pfizer ka thënë të premten, më 5 nëntor, se rezultatet e testimeve tregojnë se pilula e saj ka zvogëluar për 89 për qind shtrirjen në spital apo vdekjen nga COVID-19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – te pacientët që kanë pasur rrezik të sëmuren rëndë.

Terapia me pilulë atyre u është dhënë për tri ditë ose pesë ditë sa kanë qenë me simptoma.

Merck, në anën tjetër, ka thënë më 1 tetor se pilula e saj zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.

Kompania nuk ka ofruar të dhëna rreth terapisë për tri ditë.

Pilula e Pfizerit ka emrin Paxlovid. Pilula e Merckut ka emrin Lavgevrio në Britani, ku është miratuar për përdorim.

T F

nga kategoria