Shumë rrugë dytësore në rajonin e Tetovës janë në gjendje të mjerueshme

e postuar më at 18:16
69 0

Rruga që çon tek stacioni i autobusëve në Tetovë, për vite të tëra pret sanimin. E mbushur me gropa më shumë herë, që në disa vende është me thellësi prej mbi 30 centimetrave, gjatë ditëve me shi, shpesh bën që automjetet të pësojnë dëme të mëdha.

“Dëmet nuk mund t`i llogarisësh sa të rënda janë, dhe nuk merr masa askush. Gjithnjë kështu është ka shtatë apo tetë vite. Hajde dalim andej ta shihni çka janë gropat. Kjo rrugë e stacionit të autobusëve është, s`ka më keq”.

“Shumë ka gropa, është problem, i prishëm autobusët, duhet të rregullohet kjo. Kemi dëme shpesh, amortizator e gjëra tjera. Si ngjan stacionit kjo rrugë”.

“Problemi i rrugës, nuk është problemi i vetëm që ka stacioni i autobusëve në Tetovë. Gjatë kohës me shi, stacion i autobusëve zakonisht duket kështu… me shumë ujë në hyrjen e tij shkaku i mungesës së nivelizimit të rrugës”.

“Qasja deri tek stacioni aspak nuk është i mirë. Të paktën ta bënin këtë pjesë që të mund lirshëm të qarkullojnë autobusët, udhëtarët e tjerë. Kryetarja e komunës duhet të merr masa, ta bëj stacionin e autobusëve dhe qasjen deri tek stacioni. Në gjitha qytetet më të mëdha i bënë stacionet që të ngjajnë bukur, kurse këtu vet hyrja e stacionit s`është e mirë”.

Nga komuna e Tetovës, ashtu sikurse vitin e shkuar, vazhdojnë të bëjnë matje dhe projektime.

“Janë duke u bërë matjet. Është në fazë projektimi dhe matjeje dhe më tutje do vazhdohet edhe me ndërtimin, gjegjësisht rikonstruimin e kësaj rruge”.

Në gjendje të këtillë, në Tetovë, janë pjesa më e madhe e rrugëve dytësore, të cilat, me vite presin asfaltimin./Alsat

nga kategoria