Shtrenjtim i ri i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

98 0

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, dizeli do të shitet për një denarë për litër më shtrenjtë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë do të rriten për 1,5 denarë më shtrenjtë.

Kjo është rritja e katërt e çmimeve të derivateve të naftës gjatë muajit të fundit.

Sipas vendimit të fundit, çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të shitet për 67,50 denarë për litër, eurosuper BS-98 do të shitet për 69,50 denarë për litër, ndërsa Eurodisel do të shitet për 57,00 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të jetë 46,50 denarë për litër./SmartNews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria