Komisioni për Legjislacion është duke zhvilluar mbledhje tani, pasi Qeveria ka miratuar unanimisht dhe proceduar për në Kuvend, nismën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky komision është mbledhur për të shqyrtuar ndryshimet e këtij ligji, ku me amendamentimin e tij, do t’i mundësohej mërgatës votimi i drejtpërdrejtë në ambasada dhe konsullata, njofton Klan Kosova.