Smart News

Shqiptarët presin me parolla Ali Ahmetin “Shko te Soravia”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u paraqit para Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se po “mbronte” Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Por përballë këtij gjesti, shqiptarët shfrytëzuan rastin për t’i kujtuar një çështje që vazhdon të ngjallë zemërim: pasurimin marramendës të nipit të tij dhe lidhjet e tij me kompaninë e njohur “Soravia”.

Në vend të përkrahjes, shumë shqiptarë i dolën përpara me një mesazh të qartë: “SORAVIA – 200m DJATHTAS – ALI IK!”. Kjo parullë simbolizon jo vetëm akuzat për përfshirjen e familjes së tij në afera të dyshimta ekonomike, por edhe zhgënjimin e thellë ndaj një lideri që, sipas qytetarëve, ka përdorur pushtetin për përfitime personale në kurriz të interesave të tyre.

Nga tentat përpara Gjykatës Kushtetuese, ku aktivistët ngrijnë në kushte të rënda, deri te hotelet luksoze ku strehohen figurat e larta të BDI-së, gjithçka po i bën shqiptarët të ndihen të tradhtuar. Kjo nuk është hera e parë që emri i Ali Ahmetit dhe rrethit të tij familjar lidhet me akuza për korrupsion dhe nepotizëm.

Exit mobile version