Shpresat e vendit u mundën nga Kazakistani

e postuar më at 23:14
108 0

Shpresat e vendit mini turneun në Antalia të Turqisë e nisën me disfatë, pasi sot u mundën nga Kazakistani me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të këtij turneu për të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski, që nuk ishin në nivelin e detyrës.

Kazakët falë golave të shënuar nga Sago Sovet në të 56-tën dhe Abylaikhan Zhumbaek në të 71-tën avansuan me rezultatin 2:0, derisa golin e nderit për “verdhekuqtë” e realizoi Berat Kalkan në minutën e 75-të.

Në këtë ndeshje, portieri i parë, Stefan Jakimovski për shkak të një lëndimi të pësuar që në pjesën e parë, ishte i detyruar që të lëshojë fushën, ndërsa vendin e tij e zuri Damjan Serafimov.

Ndeshjen e rradhës, Maqedonia U21 do ta zhvillojë kundër Sllovakisë me 27 mars.

nga kategoria

Kurti: Krenar me ekipin tonë

Posted by - 31/03/2021 0
Kurti ka shkruar se është i ngazëllyer për ekipin që përfaqëson Republikën e Kosovës, duke ju thënë që të kthen…