Shpëtim Pollozhani me përshëndetje speciale për Taravarin

e postuar më at 08:55
30 0

Veprimtari i Shoqatës së të Burgosurve Politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani në “Facebook” ka përshëndetur kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Dr.Taravari nuk u bë personalitet duke tundur flamuj dhe duke hapur varre. Ai u bë personalitet falë profesionalizmit dhe filantropisë. E përshëndes me këtë ditë të bukur tetori”, shkruan Pollozhani.

Ndryshe, të dielën mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, duke përfshirë edhe komunën ku garon kreu aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Në rrethin e parë, Taravari mposhti kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta duke mbledhur 49.80% të votave kundrejt 40% të BDI-së.

nga kategoria