Smart News

Shpërthen aktivisti Azem Lazami: Më larguan nga puna, sepse nuk u përula – Tetori është afër!

Azem Lazami, aktivist i njohur dhe ish-punonjës në Institucionin Shëndetësor Publik Klinika Universitare e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike, ka reaguar pas largimit të tij nga puna.

Në një deklaratë publike, Lazami thotë se është ndëshkuar jo për arsye profesionale, por për bindjet dhe integritetin e tij:

“Kur të ndëshkojnë jo për atë që ke bërë, por sepse nuk u përule, kjo nuk është drejtësi, kjo është tradhti ndaj dinjitetit.”

“Sot më larguan nga puna jo sepse dështova profesionalisht, por sepse refuzova të bëhem pjesë e një sistemi që ndëshkon të drejtët dhe shpërblen servilët.”

Ai denoncon edhe mungesën e respektimit të gjuhës shqipe brenda institucionit:

“Në një institucion ku dygjuhësia nuk respektohet nga vetë shqiptarët që udhëheqin, dhe ku drejtori nuk guxon as ta shkruajë emrin e vet në shqip, është e pritshme që shqiptaria të ndëshkohej.”

Sipas informacioneve që ka siguruar Flaka, vendimi për largimin e Lazamit është marrë me urdhër të zëvendësministrit të Shëndetësisë, Arben Fetai. Ironikisht, Lazami është vëllai i mikut të ngushtë të vetë Fetait. Në vend të tij është punësuar një qytetar maqedonas.

“Dinjiteti nuk hiqet me një nënshkrim,” përfundon reagimin Lazami.

“Zëri ynë do të bëhet edhe më i fortë, më i drejtë dhe më i pamëshirshëm ndaj hipokrizisë suaj. Tetori është afër.” /Flaka/

Exit mobile version