Përsëri në rritje numrat e të infektuarve nga Covid-19, ndërsa vetëm këtë fundjavë numra më të vogël si pasojë e numrit më të vogël të testeve.
Kryeqyteti vazhdon të jetë kryesues i listës me numrin e rasteve aktive. 5695 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Shkup.
Prilep, Kumanovë, Tetovë renditen në vazhdim të listës me numrin e rasteve aktive me Covid-19.
Numri i rritur i të infektuave të ri me koronë, i rriti dhe i aktivizoi kapacitetet spitalore në vend.
Sërish u hapën Covid-19 qendrat në Klinikën e nefrologjisë, Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, Klinika për sëmundje të syve dhe qendra në Klinikën së otorinolaringologjisë.
Në këtë moment në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 11 640 raste aktive derisa numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë është 112 646 persona.