SHKUP: VAZHDON IMUNIZIMI, NË DITËN E PARË 3.000 TË VAKSINUAR

e postuar më at 09:05
73 0

Në qendrën sportive “Boris Trajkovski” edh sot vazhdon imunizimi masiv I popullsisë që filloi dje kur ishin caktuar 3.000 termine. Sipas njoftimeve, gjatë ditës së djeshme, të gjithë që ishin paraqitur kanë marrë vaksinën.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbrëmë ka vlerësuar se në ditën e parë janë vaksinuar 300 persona brenda një ore ose 3.000 brenda ditës.

“Janë vaksinuar një pjesë e punonjësve shëndetësor si dhe pjesëtarë të MPB-së. Të Martën vazhdon vaksinimi I MPB-së dhe fillon ai I pjesëtarëve të ARMV-së. Kolegët më kanë njoftuar se I gjithë sistemi funksionon në mënyrë perfekte dhe kjo më gëzon. Të jemi mamaksimalisht të kujdesshëm gjatë javëve të ardhshme dhe t`i respketojmë masat pa përjashtime” – ka shkruar Ministri Filipçe në

Dje, qytetarët ishin vaksinuar me “Sputnik-V”. Në këtë fazë do të imunizohen punonjës të ashtuquajturës infrastrukturës kritike – në MPB, ARMV, gazetarë, vozitës të autobusëve, zjarrfikës, edukatore në çerdhe, të punësuar në pikëpagesa rrugore e të tjerë.

Në terren punon ekipi prej 20 infermiereve dhe 5 mjekëve në dy ndërrime. Në sallën sportive ka vende të caktuar ku të vaksinuarit janë nën opservim 15 deri 20 minuta. Në vendngjarje është edhe ekipi I Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, nëse ka nevojë për intervenime.

Lidhur me vaksinën “AstraZeneka”, për momentin injektohen vetëm qytetarët më të moshuar dhe nuk janë shënuar efekte anësore, kurse pritet qëndrimi zyrtar I EMA-s, nëse kjo vaksinë do t`u jepet më të rinjve se 60 vjeç.

Procesi I imunizimit kundër koronavirusit në vendin tonë filloi më 17 Shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësor. Deri tani kanë arritur 78.000 vaksina, prej të cilave 48.000 janë donacion nga Qeveria e Serbisë. /KlanMacedonia

J X

nga kategoria