Shkup/ Policit i’u përkeqësua gjendja para se të vaksinohet (VIDEO)

e postuar më at 19:59
132 0

Filloi vaksinimi masiv në arenën A1 në Shkup. Brenda një ore imunizohen rreth 300 persona, ndërkaq deri në fund të ditës me vaksinën Ruse Sputnik V është paraparë të vaksinohen tre mijë persona. Shumica e personave të anketuar ishin punonjës shëndetësor, kryesisht të qyteteve të tjera. Shprehen se nuk kanë ndjerë ndonjë ndryshim pas vaksinimit derisa disa prej tyre shprehen se vaksinimi është i vonuar.

“Gëzohem që na thirrën. Që moti presim të na thërrasin për marrjen e vaksinës. Për ndryshe, jemi mjekë nga Tetova, nuk kishim ndonjë problem. Gjithë procesi ishte mirë i organizuar. Pas vaksinimit pushuam 15 minuta, nuk patëm efekte anësore, tani po shkojmë në shtëpi”, ka deklaruar një qytetar.

TV Telma ka raportuar se një polici i është përkeqësuar gjendja para se ta merrte vaksinën. Ai është transferuar me veturën e emergjencës në Spitalin e Qytetit. Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Shkup, Isjanovski, ka thënë se shkaku ka qenë paniku dhe lodhja e tij.

nga kategoria