Shkolla Verore “Gostivari 2025” u hap për herë të katërt në Komunën e Gostivarit, me mbi 200 nxënës dhe dhjetëra instruktorë nga profesione të ndryshme. Ceremonia e hapjes u zhvillua në palestrën sportive “Rinia”, ku Kryetari i Komunës, Valbon Limani, u shprehu urime të gjithëve për pjesëmarrjen dhe uroi suksese për programin trejavor.
Për këtë vit, programi ofron aktivitete në fushat e artit, shahut, basketbollit, hendbollit, si dhe për herë të parë, kurse të gjuhës amtare për fëmijët e mërgimtarëve, me qëllim forcimin e lidhjes me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Shkolla Verore ka si qëllim angazhimin e fëmijëve të moshës 7-14 vjeç në aktivitete kreative dhe sportive, duke nxjerrë në pah talente të reja të qytetit. Aktivitetet do të vazhdojnë deri më 8 gusht, dhe janë mbështetur nga Komuna e Gostivarit.