Shkenda Dubova paralajmëron se do të largohet nga muzika

121 0

Ajo është pjesë e estradës shqiptare prej shumë vitesh dhe deri më tani ka sjellë një sërë projektesh e bashkëpunimesh.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila kësaj radhe do të bëjë rikthimin në skenë pas një periudhë të gjatë dhe për herë të fundit.

Në një intervistë për ‘Glamour Zone’, bukuroshja shqiptare rrëfeu se është duke e realizuar projektin e fundit dhe se do të largohet nga muzika.

“Jam duke punuar në një këngë të re të punuar nga Fifi që është një bashkëpunim. Kjo do jetë kënga ime e fundit që do ta realizojë”, u shpreh Dubova.

E pyetur se çfarë e pengonte më shumë si këngëtare, Shkenda deklaroi se nuk e ndjente veten për këtë punë.

“Ishte sepse unë nuk jam e dedikuar për këtë punë. Do të thotë ‘Qejfi është më i madh se Stambolli’ por ndoshta një kohë kur fillova të bëjë shumë këngë më priste shumë mirë publiku, mua gjithnjë më ka pëlqyer fama. Kur kam shkuar në koncerte nuk e ndjeja veten mirë dhe pashë veten që unë jam për diçka tjetër”, vazhdoi më tej ajo.

Rikthimi i Shkendës në skenë do të jetë pas thuajse katër vitesh.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria