Pak ditë më parë është shkarkuar nga posti i zv.drejtorit të Drejtorisë të Ardhurave Publike, Tahir Bexheti pas radhitjes në përkrahje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit.
Tahiri ishte ndër të parët funksioner i cili pas 17 viteve dha kontribut për zgjedhjen e statusit të nëpunësve shtetëror në kuadër të këtij institucioni dhe me këtë veprim, padrejtësia 17 vjeçare ndaj kësaj kategorie të puntorëve mori fund. Ndërkaq, nga ish bashkëpartiakit e tij të ASH-së si shpërblim të këtij suksesi pune, shkarkohet nga pozicioni.
Tahiri me rastin e largimit nga kjo detyrë ka përcjellë një porosi përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë:
“Ndjehem krenar për këtë periudhë që kam udhëhequr një ndër institucionet më kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. E ushtrova detyrën time, me profesionalizëm dhe me dinjitet, shpresoj që edhe pasardhësi im i emëruar nga Kryeministri teknik të kryej këtë veprimtari po aq me profesionalizëm si që ja dola unë bashkë me bashkëpunëtorët e mi. I falemenderoj të gjithë ata që më dhanë mbështetje dhe forcë që un sot të jem krenar dhe faqebardhë për punën e bërë me nderë dhe përkushtim, duke mos shkelur asnje kod etik, moral dhe profesional. Na prift e mbara!”, ka shkruar Bexheti.