Një biznesmenit në Malajzi i është shitur për 2.9 milionë euro postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitterit, Jack Dorsey, transmeton Indeksonline.
Postimi ishte publikuar më 21 mars të vitit 2006 dhe thoshte “vetëm po e vendosë tweetin tim”.
Postimi është shitur në një ankand për bamirësi.
Blerësi nga Malajzia, Sina Estavi e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës.
Postimi u ble duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i bitcoinit.
“Ky është vetëm një tweet. Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës”, ka shkruar ai.