Smart News

Shiritat matës të sheqerit do arrijnë nëpër farmaci brenda javës që vjen, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë

Dibaetikët do të jenë në gjendje që t’i blejnë shiritat matës të sheqerit brenda javës së ardhshme. Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë – Fatmir Mexhiti, njofton Portalb.mk.

Ministri theksoi se po bëhen përpjekje që sensorët e diabetit të mbërrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Me ta, thotë ministri, fëmijët për herë të parë, do të jenë në gjendje të matin sheqerin në gjak pa dhimbje dhe premtoi se nuk do të ketë vonesa në furnizimin me ilaçe gjatë mandatit të tij.

“Një sasi e mjaftueshme lentësh për të përmbushur nevojat e diabetikëve, tashmë është  rrugës për në vendin tonë, dhe brenda javës së ardhshme ato do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë. Gjithashtu po bëjmë çdo përpjekje, që sa më  shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabetikë që për herë të parë do të jenë në gjendje të përdoren nga fëmijët për matjen e sheqerit pa dhimbje. Me këtë do të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të diabetikëve”, ka thënë Mexhiti.

Kujtomë që në vend kishte mungesë të terapive të cilat marrin personat e sëmurë me diabet. Para dhjetë ditësh ata shpërehen revoltën e tyre kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë për injorimin që u bëhet për disa muaj.

Exit mobile version