SHGM me propozime për ndryshimin e Rregullores së gjykatave për transparencë më të madhe

e postuar më at 09:44
59 0

Si përgjigje për kërkesën e Ministrisë së drejtësisë, Shoqatae gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dorëzoi propozim për ndryshimet të Rregullores së gjykatës e cila është e rëndësishme për punë të papenguar të gazetarëve dhe informim të saktë në kohë të qytetarëve.

Nga SHGM theksojnë se propozimet paraprakisht janë komunikuar me gjykatës dhe përfaqësues të Ministrisë së drejtësisë, por gjithashtu është marë parasysh edhe përvoja e gazetarëve të cilët bëjnë lajme në lidhje me çështje që lidhen me punën e gjykatave nëpërmjet konsultimeve me kolegë.

Vërejtjet e SHGM-së janë të ndara në të veçanta dhe të përgjithshme, ku të parat kanë të bëjnë me pjesën e Rregullores në të cilën definohet transparenca në punën e gjykatave dhe qasja ndaj seancave. Vërejtjet e grupit të dytë kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e qasjes në informatat e gjykatës nëpërmjet përmirësimit dhe rritjes së përmbajtjes së publikuar në web-faqet e gjykatave që ka të bëjë me punën e tyre.

SHGM poashtu sugjeron që në Rregulloren e gjykatave të vendoset detyrimi për të gjithë gjykatësit të ketë biografi të standardizuar, fotografi dhe e-mail adresë për kontakt në web-faqet e gjykatave si dhe të ekzistojë Regjistër qendror në sud.mk./SmartNews/

nga kategoria