Shërbimi sekret britanik i drejtohet Inteligjencës Artificiale

e postuar më at 18:45
68 0

Agjencia britanike e inteligjencës GCHQ synon të përdorë inteligjencën artificiale për të trajtuar çështje që nga abuzimi seksual i fëmijëve, te dezinformimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Agjencia ka botuar një letër, Etika e AI: Pioneering a New National Security, duke thënë se teknologjia do të vendoset në zemër të operacioneve të saj. Zyrtarët thonë se kjo do të ndihmojë analistët të zbulojnë modelet e fshehura brenda dhe të arrijnë më shpejtë te të dhënat.

Kjo mund të përfshijë përpjekjen për të dalluar mesazhe të rreme në internet të përdorura nga shtetet e tjera që përhapin dezinformim, lokalizimin e rrjeteve ndërkombëtare të angazhuara në trafik njerëzor ose droge; si dhe gjetjen e abuzuesve seksualë të fëmijëve duke fshehur identitetin e tyre në internet. Por nuk mund të parashikojë sjelljen njerëzore, siç është për shembull lëvizja drejt ekzekutimit të një sulmi terrorist.

nga kategoria