Shekerinska në Slloveni në takime me presidentin Pahor dhe ministrin e Mbrojtjes Tonin

e postuar më at 09:05
104 0

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, në kuadër të së cilës do të ketë takime me kolegun dhe nikoqirin slloven , ministrin e Mbrojtjes, Matej Tonin, me presidentin Borut Pahor dhe me anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në Slloveni, ministrja Shekerinska do ta vizitojë edhe Qendrën për përsosje për luftim malor në Begunje të Gorenjskës.

Kjo është vizitë zyrtare kthyese e ministres Shekerinska në Slloveni, pas vizitës së ministrit Matej Tonin në Maqedoni të Veriut në shtator, vitin e kaluar.

Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në domenin e mbrojtjes, që daton prej vitit 1994. Për momentin po realizohet plani vjetor për bashkëpunim bilateral për vitin 2021 I cili përfshin gjithsej 23 aktivitete në të dy vendet. Bashkëpunimi mbrojtës përfshin programe për trajnim, kurse dhe seminare, bashkëpunim në fushën e zbulimit ushtarak, ,mbrojtjes kundër ajrore, logjistikë dhe furnizimet publike dhe procesin planifikues të NATO-s. TË dy vendet janë aleate të NATO-s, ndërkaq bashkëpunojnë edhe në suaza të nismave rajonale, si Nisma për bashkëpunim e ministrive të mbrojtjes në EJL dhe Forcat mjekësore ballkanike.

J X

nga kategoria