Deputeti i Aleancës për Shqiptarët pjesë e koalicionit qeveritar VLEN, Rijad Shaqiri përmes një postimi në facebook i është përgjigj deputetit të koalicionit opozitar Fronti Evropian, Ziadin Selës se partia Aleanca per Shqiptarët nuk ka qen dhe nuk është pronë private e askujt.
Postimi i plotë i deputetit Shaqiri:
Dikush merr të drejtën të thotë se më paska marrur mua në parti vec po ju kujtoj se ASH ështe formuar si resultat i revoltës ndaj veprimeve te gabuara politike të PDSH-se dhe BDI-se e jo te beheni paterica te ktyre, ju rikujtojë se për dallim nga ju kariera politike e dikujte ka filluar fale kontributit familjar nder breza ndersa kariera juaj politike ka filluar duke akuzuar të tjerët e në funde te perfundoshë bashke me ta.
Mendoje se edhe ne politikë duhet te ket pak moral sa që ti shikosh shokët qe ke pasur gjat rrugëtimit tandë ne sy e te ju thuash nji mirdita për hirë te kulturës elementare.
Andaj duhet ta dije cdo kushe se ne politik ka edhe pazare politike për perfitime politike te subjektit por jo edhe per te vjedhur dhe shantazhuar të tjerit.
Ështe mire te dijë cdo kush që pretendon të merret me politk se fillimi i rrënimit politik të shum subjekteve ka filluar nga Likova-Kumanova por edhe fillimi i ngritjes politike të shum proceseve ka filluar mu në Karadak.