Shaip Kamberi ua dërgon nga një dhuratë Bërnabiqit dhe Vuçiqit, tregon arsyen

e postuar më at 10:53
62 0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dhuruar kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit  në kulturën serbe”, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ky libër sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

“Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX. Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kreministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit  në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

nga kategoria