Shahpaska: Vazhdojmë me përkushtim të punojmë në avancimin e barazisë gjinore

e postuar më at 20:36
58 0

Barazia gjinore paraqet detyrim të përbashkët dhe prioritet të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe, si e tillë, ajo është një pjesë e Programit të Qeverisë 2020-2024 dhe Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm në vitin 2030, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në fjalimin onlajn në sesionin e 65-të të Komisionit për statusin e grave të Kombeve të Bashkuara, i cili mbahet nga data 15 deri më 26 të këtij muaji në temë “Pjesëmarrje të plotë dhe efektive të grave në vendimmarrje në jetën publike dhe përforcim të grave”.

Shahpaska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut bashkohet në deklaratën e Bashkimit Evropian e cila ka të bëjë në statusin e grave të dhënë në fillim të debatit të përgjithshëm.

Ajo potencoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes mekanizmave të saj në periudhën e kaluar ka arritur disa rezultate të rëndësishme në arritjen e barazisë gjinore. Janë miratuar Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili plotësisht është harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje, plotësisht i harmonizuar me Konventën e Stambollit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale filloi proces në hartimin e Strategjisë së re për barazi gjinore të vitit 2021-2026.

“Në periudhën e kaluar, fokusi I punës do të drejtohet ndaj hartimit të Ligjit të ri për barazi gjinore, me të cilin pritet të përmirësohen mekanizmat për barazi gjinore në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe formimi i Qendrës për Trajnim të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor, që do të arsimit të vazhdueshëm për të gjithë makinerinë gjinore në vend”, potencoi ministrja, kumtoi MPPS.

Ajo theksoi se Ministria do të vazhdojë të punojë në krijimin e politikave dhe masave për punësim të cilat do ta ulin pasivitetin e grave në tregun e punës, politika të cilat e rregullojnë mungesën prindërore, mbrojtjen e vendit të punës, orar fleksibël të punës dhe punë me orar të shkurtuar dhe vende pune për nëna, si dhe nj pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për marrëdhënie pune.

“Dua ta theksoj përkushtimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me ndërmarrjen e hapave serioze të drejtuara ndaj avancimit të barazisë gjinore, ndërsa me qëllim edhe ndaj afrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe arritjen e barazisë gjinore si prioritet i Qeverisë”, porositi ministrja Shahpaska.

nga kategoria