Shahpaska: Lufta për barazi gjinore nuk do të ndalet deri në realizim e synimit

e postuar më at 12:37
70 0

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në mbledhje onllajn me të cilën bëhet fillimi i trajnimeve me qëllim të ndërtimit të institucioneve të përgjegjshme, të angazhuara me implementimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, përcjell SmartWeb.

“Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është shumë i rëndësishëm për ne si shoqëri. Ai parashikon qasje shumëdisiplinor në të cilën do të përfshihen edhe ministri tjera.”, theksoi Shahpaska.

Shahpaska tha se kurë nuk mjaftojnë mjetet, instrumentet, resurset njerëzore të cilat duhet të angazhohen për ballafaqim me dhunën dhe theksoi nevojën për fillimin e trajnimeve për persona të cilët do të mund të ofrojnë përkrahje në pjesën e parandalimit të dhunës.

“Lufta vazhdon dhe nuk do të ndalet deri në realizimin e synimit”, porositi Shahpaska./SmartWeb/

nga kategoria