Shabani: Tërheqja e librit të Gjeografisë është hapi i parë në korrigjimin e përmbajtjeve të teksteve shkollore

e postuar më at 14:11
75 0

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani, sot në konferencë për shtyp tha se libri i Gjeografisë me përmbajtje fyese për shqiptarët, është tërhequr nga përdorimi.

Ai tha se tërheqja e librit të Gjeografisë është hapi i parë në korrigjimin e përmbajtjeve të librave shkollor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot e ka nënshkruar vendimin e Komisionit, me të cilin libri kontestues tërhiqet nga mësimi. Në të kishte përmbajtje ofenduese ndaj shqiptarëve. Për fat të keq nxënësit me vite e kanë përdorur këtë libër”, tha Shabani.

Mes tjerash Shabani njoftoi se për çdo libër që do të pretendohet se përmban përmbajtje fyese do të formohet komision për të cilat raste do të veprohet njësoj si në rastin me librin e Gjeografisë./Telegrafi/

J X

nga kategoria