Nënkryetari i ASH-Sela ka kaluar në ASH-në e Taravarit kur edhe sot u pa me Arben Taravarin duke shkuar në mbledhjen e ASH-së. Arben Taravari bëri të ditur se Isen Shabani nga sot do të bëhet anëtar i Kuvendit të ASH-së”
Isen Shabani prej sot anëtar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, ku do të jetë edhe kandidat i ASH-së për komunën e Vrapçishtit.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Taravari foli edhe për kandidatin që do të jetë për kryetar të komunës së Vrapçishtit, që siç tha, me shumë gjasa do të jetë Isen Shabani.
“Me shumë gjasa, kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe pse në fund vendosë Kuvendi, do të jetë Isen Shabani”, tha Taravari.
I pyetur se a do të thotë se mund të pritet ribashkimi i Taravarit me Selën?
Taravari: “Jo, jo, jo! Jo, nuk ka tendenca të atilla, as që diskutohet për atë…”, u përgjigj Taravari.