Categories: LajmePolitika

Shabani: Deputetët e VMRO-DPMNE në një periudhë shumë të shkurtër do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

 

Vendosëm të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare pasi kështu japim mundësi për t’u krijuar numrat e nevojshëm për kalimin e ndryshimeve kushtetuese. Kështu e arsyeton vendimin e kyçjes së ASH-në në Qeveri, Isen Shabani – Sekretar Organizativ i këtij subjekti dhe kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Ai në emisionin “Politica” në Tv Globi tha se vendimi është ndikuar që të bëhen pjesë e ekzekutivit edhe për të marrë përgjegjësi që vendi të ecë më shpejtë në rrugën evropiane.

“Ne mund ta mbështesnim qeverinë e pakicës, por nuk deshëm që të na akuzonin se si opozitë bashkëpunojmë me atë qeveri. Prandaj, vendosëm që të marrim përgjegjësi dhe tani kur kemi marrë përgjegjësi që duhet ta ndihmojmë këtë proces të ndryshimeve kushtetuese në afat prej dhjetë muajsh. Ne kështu japim shans që të bëhen numrat për ndryshimet kushetetuese, pasi po të zgjidhnim të mbetemi në opozitë, ajo do ishte më e lehtë por do kishim krizë dhe ndoshta do të shkonim në zgjedhjet të parakohshme parlamentare, rrugë tjetër nuk mbetej”, deklaroi Shabani.

Ai shpreh bindjen e tij se deputetët e VMRO-DPMNE-së do ti përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Me shumë gjasa po, ne kemi shpresë dhe punojmë në këtë drejtim. Besoj se edhe te partia më e madhe maqedonase e cila e krijon ngërçin më të madh, do të ketë deputetë që do ti përkrahin ndryshimet kushtetuese”, shtoi Shabani.

I pyetur prej nga kjo bindje, Shabani tha se këtë e duan vetë disa nga deputetët e partisë së Micksokit.

“Kur flasim në kryesi të partisë, deputetë tanë tregojnë se kanë komunikim me të gjithë kolegët e tyre nga subjektet e tjera politike, por konkretisht tash kur flasim për deputetë e VMRO-DPMNE-së, ata thonë se ka një vullnet ku ndoshta ata tani në një periudhë shumë të shkurtër do të jenë në idenë që do i mbështesin ndryshimet kushtetuese, edhe pse ato tani nga lideri i tyre kanë një shtypje. Kuptohet ai ka një presion nga ajo që ka thënë më herët dhe nuk di si të dalë nga ajo situatë, por ai këtë më tepër e bën për marketing politik”, theksoi Shabani.

Shabai thotë se deri në fund të vitit ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

admin2 admin2

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën

Ministrja serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, vetëm një ditë më parë, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën…

4 hours ago

“EVN është e detyruar automatikisht të bëjë korrigjimin e faturave paushalle”

“Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM) alarmojnë se praktika e deritanishme e EVN Home për…

4 hours ago

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit që Shqipëria…

5 hours ago

Osmani sfidon Mexhitin: Eja ta nënshkruajmë një marrëveshje te noteri, nëse humb të japësh dorëheqje nga Qeveria!

Kundërkandidati im thotë se Bujar Osmani asnjëherë nuk e ka përjetuar Çairin si shtëpinë e…

5 hours ago

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

20 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

21 hours ago